Nusret Gokçe investon në fshatin e tij, ofron iftar falas gjatë Ramazanit
Kuzhinieri i njohur turk, Nusret Gokçe, ka realizuar një veprim të madh për fshatin e tij të lindjes në Erzurum, duke financuar ndërtimin e disa projekteve të rëndësishme si një xhami, një bibliotekë, një sallë mësimi dhe një kuzhinë popullore. Ai ndau pamje të këtyre investimeve në llogarinë e tij në Instagram, duke nxitur një valë falënderimesh dhe lavdërimesh nga ndjekësit për ndihmën që ka ofruar.
Pas këtij gjesti, Nusret ka postuar një tjetër video, ku ka njoftuar se gjatë gjithë muajit të Ramazanit, ai do të ofrojë iftar falas dhe pa kufizime për banorët e fshatit të tij. Ky veprim ka pasuar mesazhin e tij të kujtesës për të mos harruar kurrë nga vjen, duke treguar edhe një herë shpirtin e tij bamirës dhe lidhjen e fortë me origjinën.