Sun, Mar 9, 2025

VIDEO/ Në ndjekje të Interit, Napoli triumfon ndaj Fiorentinës

  • PublishedMarch 9, 2025

VIDEO/ Në ndjekje të Interit, Napoli triumfon ndaj Fiorentinës

Napoli triumfoi 2-1 ndaj Fiorentinës në Serie A, në ndeshjen e javës së 28-të. Napoletanët festuan në minutën e 25-të. De Gea iu përgjigj goditjes nga distanca të McTominay por në topin e kthyer, nga fare pranë, Lukaku nuk fali, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.

Ekipi i Kontes mbylli pjesën e parë në avantazh, ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft interesant. Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, vendasit zbresin shpejt dhe finalizojnë si duhet një aksion. I shërbyer nga Lukaku, me një të majtë nga brenda zone, Raspadori dyfishoi shifrat.

Fiorentina nuk u dorëzua dhe për të rihapur sfidën mendoi Gudmundsson, me një gol fantastik. Napoli administroi si duhet rezultatin dhe merr kështu një fitore të çmuar, duke shkuar në kuotën e 60 pikëve, vetëm një pikë larg Interit kryesues. Në krahun tjetër, Fiorentina e vendit të shtatë synon një vend në Europë.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net