Mon, Mar 10, 2025

VIDEO/ Reali rikthehet te fitorja, mund Vallecanon dhe barazon me pikë Barcelonën

  • PublishedMarch 9, 2025

VIDEO/ Reali rikthehet te fitorja, mund Vallecanon dhe barazon me pikë Barcelonën

Pas humbjes ndaj Betis, Real Madrid është kthyer nga fitorja, teksa mundi 2-1 Rayo Vallecanon.

Los Blancos vendosën ndeshjen në shinat e duhura, teksa shënuan dy herë brenda 35 minuash. Mbappe zhbllokoi takimin, ndërsa Vinicius çoi shifrat në 2-0. Një eurogol i Pedro Diaz heshti vendasit, në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë nuk munguan rastet, me ekipin e Ancelottit që kërkonte të mbyllte llogaritë. Real Madrid është në vendin e dytë me 57 pikë, po aq sa Barcelona kryesuese.


AlbaniaWeb.net