Gjoka i mërzitur: Ky është futbolli, Skënderbeu do luftojë deri në fund
Tekniku i Skënderbeut, Ernest Gjoka komentoi humbjen 1-2 ndaj Partizanit.
“Futbolli i tillë është, kur ti nuk mundëson të shënosh rastet që ke, të kthehet ndonjëherë në bumerang, si na u kthye sot. Kishim mundësitë të çonim ndeshjen ne 2-0 dhe më shumë. Mendoj se skuadra u mundua të bënte gjithçka, por nuk bëri atë që është kryesorja, të ruante avantazhin dhe të bënte golin e dytë.
Mendoj se nuk kishte surprizë Partizani. Mendoj se nuk kemi për të pasur më kurrë një mbrojtje si e Partizanit me më shumë raste që kemi dalë mbi 5-6 herë vetëm me portierin. Mendoj se heroi i ndeshjes sot ishte portieri i Partizanit dhe gabimet e sulmuesve tanë. Për këtë ndjej keqardhje që me një mbrojtje të tillë, të kesh aq shumë raste dhe të mos fitosh e për më tepër të humbësh ndeshjen, kjo është diçka jo e mirë. Gjithsesi ne luftën do ta vazhdojmë.