Inter, Inzaghi mesazh skuadrës: Kujdes nga Feyenoord, asgjë nuk ka përfunduar
Pavarësisht fitoren 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Feyenoord, trajneri i Interit, Simone Inzaghi kërkoi kujdes nga skuadra.
“Jemi krenarë për këtë që po bëjmë, pavarësisht se duhet të luajmë kaq shumë ndeshje. Këta djem ndonjëherë gjejnë energji, për të cilat ne pyesim veten sesi e bëjnë.
Jemi të fokusuar te Feyenoord, e cila do të jetë ndeshja e 20-të për ne në vitin 2025. Fituam 2-0 ndeshjen e parë, por në Champions League duhet kujdes, sepse çdo takim ka kurthet e veta.
Sommer do të luajë në portë, ndonëse portieri Martinez ka bërë shumë mirë këto ndeshje”, deklaroi Inzaghi.