Tue, Mar 11, 2025

Paradoksi! Egnatia po fiton, por sulmi shënon shumë pak

  • PublishedMarch 10, 2025

Paradoksi! Egnatia po fiton, por sulmi shënon shumë pak

Egnatia me fitoren e fundit ndaj Dinamos ka thyer rekordin e vitit të kaluar të pikëve. Kjo tregon në njëfarë mënyre se janë në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin kampion. Mirëpo, nëse në pamje të parë duket se çdo gjë është në rrugën e duhur, është një problematikë që e shqetëson trajnerin Tetova.

EGNATIA

 

PARADOKSI – “Panorama Sport” i ka bërë një vëzhgim situatës me golat, me lojtarët aktualë të rrogozhinasve, pa llogaritur ata që kanë shënuar para se të largohen në merkaton e janarit. Në total kanë shkuar te goli dhjetë lojtarë të ndryshëm, duke dhënë idenë se rrogozhinasit janë një skuadër në të cilën shënojnë të gjithë.

Ashtu ndodh, por golat nuk po bëhen nga sulmuesit. Më konkretisht, lojtarët e repartit ofensiv shënojnë më pak sesa ata të mbrojtjes. Bakajoko me Jahajën së bashku kanë shënuar sa Ndreca në mbrojtje, pesë rrjeta. Ndërsa e gjithë prapavija kanë shënuar së bashku tetë gola. Duket një paradoks më vete.

MESFUSHA “BOMBË” – Nëse është një repart që bën diferencën tek Egnatia, është mesi i fushës, aty ku ka mbipopullim lojtarësh, por edhe golash. Është reparti më produktiv, sa u përket golave të shënuar, ku në total katër lojtarë kanë shënuar 21 herë.

I prin golashënuesi më i mirë i skuadrës, Regi Lushkja, me 12 rrjeta, për ta ndjekur Serxho Ujka me pesë, Arbin Zejnullai me tre dhe Leo Melo me një gol.


AlbaniaWeb.net