Mon, Mar 10, 2025

Partizani, trajneri Abilaliaj pas ndeshjes: Grupi ka kualitet, treguam shpirt gare dhe fituam

  • PublishedMarch 10, 2025

Partizani, trajneri Abilaliaj pas ndeshjes: Grupi ka kualitet, treguam shpirt gare dhe fituam

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj analizoi fitoren 1-2 ndaj Skënderbeut.

 

“Dua të falënderoj djemtë për shpirtin e garës. Në përgjithësi, sidomos në pjesën e dytë, bëmë një lëvizje taktike me Atanaskoskin që na interesonte në krahun e majtë dhe mbi të gjitha agresiviteti e vendosmëria. Edhe në pjesën e parë ishim dominues, kishim raste kontrollin e lojës, Veç rasteve që na kanë ardhur me top të gjatë direkt, rasti i penalltisë nuk di çfarë të them. Por jam i kënaqur me djemtë, e di situatën, sa po punojnë, por ishte një bonus i rëndësishëm për futbollistët.

Mos gabohem, Skënderbeun në pjesën e dytë nga fundi kishte 2-3 raste ku ishin të pastra dhe për mënyrën se si erdhën, për një mbrojtje se besoj që ky repart te ne ka qenë më i konsoliduari. Unë i kuptoj se janë futbollistë të rinj, gjatë sezonit kanë pasur një nivel të lartë. Mungesa e rezultateve ka bërë të humbet besimi. I gëzohem fitores se pjesa e manovrës do të përmirësohet, kjo dozë do i shërbejë mbrojtjes, jo se nuk u paraqit mirë, por me ato 2-3 momente mund të na ndëshkonin si në ndeshjet e kaluara. Sot mund të na kushtonte përsëri dhe të hidhnim komplet në erë atë që kishte bërë ekipi 90 minuta. Është më shumë çështje psikologjike se punë e cilësie, se këta djem e kanë treguar veten se çfarë dinë të bëjnë. Por e thashë që mosha e re, nuk janë mësuar të gjenden në këtë presion të lartë për poshtë, mendoj se ka sjellë këtë pasiguri. Grupi ka kualitet, reparti mbrojtës i yni është më cilësori që kemi nga të gjithë repartet, se sot kishim Domgjonin e Bytyçin të dëmtuar që mund të na ndihmonin. Por jam i kënaqur që morëm fitore karakteri, kemi hapësirë të punojmë e perfeksionojmë gjërat gjatë javës e nuk kemi ndeshje çdo tre ditë.

Unë e them me bindje që Kote nuk është më risi në kampionatin shqiptar, cilësitë e tij dihen, i ka munguar vazhdimësia jo për fajin e tij. Ky 90 minutësh e tregoi realisht se cili është potenciali si ai qqë thyente linjat, bënte një kundër një, në sipërfaqe, tranzicion. Sa i përket Eleke e Padstrelau, nëse Eleke do të jetë afër 100%, Partizani në pjesën para do të bëhet para skuadër shumë potente. Njerëzit nuk e kanë parë kualitetin e Eleke, i cili nëse do të lërë pas dëmtimet, do të ndihmojë fazën në sulm. Besimi është i plotë. Këto ditë kanë qenë të vështira, jo në aspektin personal, por duke parë si kanë punuar futbollistët dhe si arritën të fitonin këtë ndeshje sot.

Në të tëra ndeshjet ka qenë një problematikë. Nuk mendoj se është çështje numrash, por çështje psikologjike, se e shoh si reagojnë në situata të tilla në stërvitje dhe e kam parë në ndeshjet e fundit si kanë reaguar. Na kanë ardhur me topa të gjatë, këto tre ndeshje në mënyrë tjetër me zhvillim loje apo manovër ka qenë  vështirë të vish te porta jonë, është një gjë që do e zgjidhim. Djemtë kanë kualitet dhe është e zgjidhshme. Kush ka luajtur futboll, me cilësitë që ka Partizani, është një çështje e zgjidhshme”, tha Abilaliaj.


AlbaniaWeb.net