Mon, Mar 10, 2025

VIDEOLAJM/ Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin pas mbarimit të mësimit

  • PublishedMarch 10, 2025

VIDEOLAJM/ Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin pas mbarimit të mësimit

Një sherr me grushte e shqelma ka ndodhur mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë pas mbarimit të mësimit.

Në pamjen e siguruara nga Panorama.al, shihet 4 nxënës që dhunojnë një bashkëmoshatar të tyre përballë shkollës.

Gjithashtu ata e godasin edhe me konin e parkimit në rrugë, ndërsa adoleshenti tentoi të mbrohet me duar.

Mësohet se nga uniformat blu janë shoqëruar deri më tani 6 persona.