Mon, Mar 10, 2025

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryesia e Partisë së Lirisë merr vendimin, ja në cilin qark do jetë kandidat për deputet Ilir Meta

  • PublishedMarch 10, 2025

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryesia e Partisë së Lirisë merr vendimin, ja në cilin qark do jetë kandidat për deputet Ilir Meta

Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sot, ka marrë vendimin që kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, të jetë kandidat për deputet në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ilir Meta do të jetë pjesë e listës së hapur dhe jo asaj të mbyllur.

Ai garon si pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madheshtore”.