Mon, Mar 10, 2025

Zgjedhjet e 11 majit, Peleshi-opozitës: Jemi në qeverisje e do qeverisim! Nuk kemi nevojë të ju kopjojmë

  • PublishedMarch 10, 2025

Zgjedhjet e 11 majit, Peleshi-opozitës: Jemi në qeverisje e do qeverisim! Nuk kemi nevojë të ju kopjojmë

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se qeveria nuk e ka kopjuar programin për zgjedhjet e 11 majit, siç pretendon opozita.

Peleshi tha se “jemi në qeverisje dhe do të qeverisim”, ndërsa sfidoi opozitën duke i thënë se të premtojnë sot në këtë sallë që “më 11 maj të mos jetë ditë e përleshjes dhe bllokimit të foltores, por një ditë ku ti urojmë fitoren fituesit”.

“Jemi në qeverisje dhe do të qeverisim. Nuk kemi nevojë tu kopjojmë dhe kur ju e hapni shifrën si t;ju vijë. Më 11 maj do të jemi prapë këtu. Më 11 maj të mos jetë ditë e përleshjes dhe bllokimit të foltores, por një ditë ku ti urojmë fitoren fituesit. Ne e bëjmë, po e premtuat edhe ju, do të jetë një arritje e madhe.

Kjo është dita e komuniteteve që ne e kemi shkelur me të dyja këmbët. Unë dua të çoj një mesazh falënderimi për të gjithë deputetët kolegët e PS dhe opozitës, por meqë jemi para zgjedhjeve, e falënderoj për punën e gjithsecilit.

Ajo që do të ngelet kur ditët të kalojnë, nuk janë fjalët, ofendimet dhe sharjet, por punët. Kemi bërë punë të mira. Edhe ju keni dhënë kontribute. Një ishte konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, tha Peleshi.