Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 29-të, Partizani & Dinamo City rikthehen te fitorja
Tirana – Vllaznia dhe Teuta – AF Elbasani ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të. Asnjëra prej tyre nuk prodhoi fitues, pasi të dyja sfidat u mbyllën në barazim pa gola 0-0.
Po sot, u luajt edhe ndeshja Laçi – Egnatia, e cila përfundoi në barazim 1-1.
Partizani u rikthye te fitorja, duke triumfuar në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1. Të kuqtë shënuan golin e fitores në fund të takimit, duke siguruar tri pikë të arta.
Te fitorja këtë javë u rikthye edhe Dinamo City, e cila mundi Bylisin në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-1.