Wed, Mar 12, 2025

Dejvi Bregu në versionin “bomber”, Dinamo me sulmin më të mirë, 45 gola

  • PublishedMarch 11, 2025

Dejvi Bregu në versionin “bomber”, Dinamo me sulmin më të mirë, 45 gola

Me Dejvi Bregun në versionin e tij më të mirë, Dinamo rikthehet shpejt te fitorja, “thyen” Bylis 3-1 dhe i ushtron presion nga pranë Egnatias kryesuese, por mbi të gjitha përforcon pozitat në zonë “final-four” duke mbajtur larg Partizanin, për momentin ruajnë diferencën prej plus 7 pikësh.

Në “Elbasan Arena”, Itodos i mjaftuan vetëm 9 minuta lojë për të kaluar “nëndetësen” në avantazh, me sulmuesin nigerian që lëvizi bukur në zonë duke realizuar golin e tij të 12-të sezonal.

Stafetën më pas e mori Dejvi Bregu, me sulmuesin vlonjat që u kthyer në protagonist kryesor. Në minutën e 28-të, Bregu u shërbye pastër në zonë dhe me portën e boshatisur e kishte të lehtë të shtytë topin në rrjetë.

Pavarësisht dizavantazhit të dyfishtë, Bylis nuk u dorëzua, por gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Flamur Ruci në shtyllën e dytë ndoqi mirë aksionin duke ngushtuar shifrat në 2-1. Jo vetëm kaq, por Bylis tentoi me disa goditje nga distanca, por pa shënjestrën e duhur.

Me fillimin e pjesës së dytë, Dejvi Bregu me një goditje të fortë brenda në zonë gjeti golin e tretë për Dinamos, por festa nuk zgjati shumë pasi gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë, asgjë nuk mund të ndalte Dejvi Bregun, me sulmuesin e bluve që me një veprim të bukur akrobatik realizoi golin e tretë për Dinamon dhe të dytin personal. Me këtë dygolësh, Bregu ngjitet në kuotën e 10 finalizimeve.

Bylis u përpoq të rihapte dhe një herë këtë takim, por nuk ishin të saktë në pasin final, duke bërë që në fund festa të ishte e gjitha për Dinamon.

Ilir Daja i gëzohet edhe një herë fazë ofensive pasi ka në dispozicion sulmin më të mirë në elitë me 45 gola të shënuar, ku tredhëmbëshi ofensivë, Itodo-Bregu-Zabërgja kanë realizuar së bashku 32 gola.

()


AlbaniaWeb.net