FOTO/ Motta në “fije të perit”, nga Gasperini te Conte, Juve projekton të ardhmen
10 ndeshje për të vendosur të ardhmen e tij, 10 ndeshje për të shpëtuar Juven dhe veten, me “Zonjën e Vjetër” që shpreson të paktën të siguroi një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të minimizojë dëmet financiare pasi Juve ishte një nga ekipet më aktive në merkato gjatë verës, por dhe në janar. Mediat italiane janë të ndara në këtë pikë, pasi as prezenca në Champions mund të mos mjaftoi, shkruan Corriere dello Sport.

E vetmja gjë që mund ta shpëtojë është kontrata e tij e majme e firmos në fillim të këtij sezoni deri në 2027. Sigurisht për Juven, nëse vendosin të shkarkojnë Motta-n do të jetë një barrë jo e lehtë financiare. Pavarësisht kostove, nuk mund të vijohet pafundësisht në këtë formë, për këtë arsye drejtuesit mund të mos presin deri në fund të sezonit, por mund të shkarkojnë Motta-n shumë më herët se sa mendohej. Në fundjavë, Juve përballet me Fiorentinën, pikërisht nga Firence mund të vendoset jo pak mbi fatin e tij në krye të ekipit bardhezi.

La Gazzetta dello Sport shkon edhe më tej teksa shkruan se Igor Tudor mund të jetë një zgjedhje emergjence për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit, për të vendosur më pas me qetësi mbi trajnerin e ri. Së fundmi në krye të listës së dëshirave qëndron Gasperini, kjo sipas TuttoSport, por trajneri aktual i Atalanta-s nuk është kandidati i vetëm, pasi në listë janë edhe dy ish trajnerë të famshëm si Allegri dhe Conte.
