Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë: Do t’i mbajmë tarifat në fuqi derisa amerikanët të tregojnë respekt
Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë se do të mbajë tarifat në fuqi derisa amerikanët “të tregojnë respekt” dhe të angazhohen për tregtinë e lirë.
Carney i quajti tarifat e reja të vendosura ndaj çelikut dhe aluminit nga Donald Trump një “sulm” ndaj punëtorëve, familjeve dhe bizneseve kanadeze.
Kujtojmë se më herët sot, presidenti amerikan tha se do të dyfishojë tarifat e tij të planifikuara për çelikun dhe aluminin kanadez nga 25% në 50%.
Ai tha se tarifat e reja janë një përgjigje ndaj rritjes së çmimeve që qeveria provinciale e Ontarios vuri në energjinë elektrike të shitur në SHBA.
Duke iu përgjigjur postimit të Trump, drejtuesi i Ontarios, Doug Ford tha se ai nuk do të tërhiqej derisa tarifat e liderit amerikan për importet kanadeze “të zhdukeshin përgjithmonë”.