Wed, Mar 12, 2025

Përgjimet në paraburgimin e Durrësit, avokati Daci: Gjasat që Erion Veliaj të lirohet janë zero!

  • PublishedMarch 11, 2025

Përgjimet në paraburgimin e Durrësit, avokati Daci: Gjasat që Erion Veliaj të lirohet janë zero!

Avokati Jordan Daci, ka komentuar seancën ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, të mbajtur ditën e sotme në Apelin e GJKKO për akuzat që rëndojnë ndaj socialistit.

I ftuar në emisionin “Open” në News 24. Daci tha se përgjimet në burg janë legjitime, nëse për ato ka vendim gjykate.

Si rrjedhojë, avokati u shpreh se gjasat që Veliaj të lirohet nga burgu janë zero, për shkak edhe të provave të reja nga përgjimet.

Avokati: Janë të ligjshme përgjimet në burg për sa kohë janë me vendim gjykate. Nuk mund të pretendohet për privatësi në burg, nuk ka privatësi. Edhe në shtëpi po e autorizoi gjykata, përgjohesh….Fatkeqësisht nëse ai ka rënë në përgjim, praktikisht çështja e tij ka humbur në atë gjykatë, dhe gjasat që ai ta ndryshojë atë vendim janë zero. Aty paska dhe prova të reja që tregojnë edhe me thelbin e akuzë.  Në rrethanat e Veliajt asnjë shqiptar tjetër nuk ka asnjë mundësi të dalë nga burgu