Wed, Mar 12, 2025

Presidenti ukrainas pranon propozimin e armëpushimit 30-ditor! Zelensky: Falënderoj Trump për konstruktivitetin e bisedës mes ekipeve tona

  • PublishedMarch 11, 2025

Presidenti ukrainas pranon propozimin e armëpushimit 30-ditor! Zelensky: Falënderoj Trump për konstruktivitetin e bisedës mes ekipeve tona

Volodymyr Zelensky ka falënderuar ekipin amerikan për bisedimet konstruktive në Arabinë Saudite.

Presidenti ukrainas thotë se propozimi 30-ditor i armëpushimit mbulon vijën e frontit, jo vetëm ajrin dhe detin.

“Pala amerikane i kupton argumentet tona, i pranon propozimet tona dhe dua të falënderoj presidentin Trump për konstruktivitetin e bisedës mes ekipeve tona”, tha ai në një deklaratë në Telegram.

Zelensky konfirmon se Ukraina ka pranuar propozimin e armëpushimit, duke shtuar se “ne e konsiderojmë atë pozitiv dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap”.