VIDEO/ Kualifikohen pa probleme Inter dhe Bayern, përplasen në çerekfinalen e Champions, Liverpool-PSG në shtesë
Janë mësuar disa nga skuadrat çerekfinaliste të Champions League. Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, Bayern fiton edhe takimin e dytë ndaj Leverkusen, me shifrat 2-0. Në BayArena, shënuan Kane dhe Davies, në pjesën e dytë.
Nuk ka surpriza në Milano, teksa Inter eleminoi Feyenoordin. Zikaltërit, që fituan 2-0 në takimin e parë, në “San Siro” takimi u mbyll 2-1 për të besuarit e Inzaghit. Thuram zhbllokoi sfidën shumë shpejt, ndërsa holandezët barazuan falë Moder, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Në fillimin e pjesës së dytë, Calhanoglu la gjurmë, duke “tundur rrjetën”. Në çerekfinale Inter dhe Bayern do të përballen me njëra-tjetrën, në një supersfidë italo-gjermane.
Psg po fiton 0-1 ndaj Liverpool dhe takimi shkon në shtesë, pasi në ndeshjen e parë, The Reds patën korrur sukses 1-0. Deri më tani, po vendos një gol i Dembele, i shënuar në minutën e 12-të.