Xheneta mbështet Eglin: “Nuk jam e lumtur për situatën e saj”
Xheneta ka shprehur mbështetje për Eglin pas situatës së vështirë që ajo po kalon pas daljes nga ‘BBVA’. Ajo theksoi se nuk është e lumtur për atë që po ndodh dhe për mënyrën se si Eglit po ndihet, duke shtuar se, si femër, i vjen keq që ajo është kaq e lënduar.
Në fillim, Xheneta kishte menduar se Eglit po e bënte një lojë, por tani, duke parë si po ndihet ajo, e kupton që është e vështirë ta dallosh ndjesinë e dikujt nga jashtë. Ajo gjithashtu shprehu mendimin se nuk ka qenë e drejtë që Gjesti të ulte Eglin gjatë gjithë kohës.
Nuk jam e lumtur për situatën e saj dhe se si ndihet ajo. Se tek e fundit është femër dhe më vjen keq që është kaq e lënduar. Shpresoj që po e merr veten shumë shpejt dhe po rikthehet në jetën e saj
Në fillim kam menduar që e ka lojë, por duke u bazuar se si po ndihet ajo, sepse jashtë është pak e vështirë ta dallosh se si ndihet.Mendoj që nuk ka qenë e duhura që ai ta ulte gjithë kohën atë femër!-u shpreh Xheneta.