Wed, Mar 12, 2025

Aksident në Maliq, motori përplas këmbësorin! Lëndohet rëndë një person

  • PublishedMarch 12, 2025

Aksident në Maliq, motori përplas këmbësorin! Lëndohet rëndë një person

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme (12 mars), në Maliq, ku ka mbetur i lënduar rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot, Maliq.

Raportohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ky i fundit mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.