Wed, Mar 12, 2025

E tmerrshme! 22-vjeçarja vritet teksa po bënte një video-live në Japoni

  • PublishedMarch 12, 2025

E tmerrshme! 22-vjeçarja vritet teksa po bënte një video-live në Japoni

Vrasje drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Influencuesja Airi Sato, 22 vjeçare, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një individ gjatë transmetimit në internet.

Protagonistja ishte duke ecur nëpër lagjen Shinjuku teksa po bënte një video në një platformë transmetimi japonez kur një burrë e sulmoi atë me një thikë. Ai e goditi dhjetëra herë në qafë dhe gjoks derisa ajo vdiq, sipas transmetuesit publik NHK.

Menjëherë nisi një operacion i departamentit të policisë, i cili çoi në arrestimin e autorit të dyshuar të goditjes me thikë, Kenichi Takano , 42 vjeç. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se ka shkuar në Tokio pasi ka parë një reklamë, e ka kërkuar dhe e ka lokalizuar, duke përfunduar me atë përfundim fatal.

Borxhi financiar

Takano mohoi se kishte ndërmend ta vriste dhe zbuloi mosmarrëveshjen financiare që i kishte lidhur që kur filloi t’i jepte paratë e saj në vitin 2022, pasi u takuan një vit më parë përmes videove që ajo postonte.

Sato “ka marrë hua më shumë se 2 milionë jen (12,402 euro) për telefonin celular dhe shpenzime, por nuk e ka kthyer kurrë”, thuhet në raportin e policisë në fjalët e autorit.