Wed, Mar 12, 2025

Iku nga aleanca me Sali Berishën, kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve i bashkohet Edi Ramës! Do të garojë në listën e socialistëve

  • PublishedMarch 12, 2025

Iku nga aleanca me Sali Berishën, kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve i bashkohet Edi Ramës! Do të garojë në listën e socialistëve

Një prej aleatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 Majit u largua ditën e sotme nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste.

Burime bëjnë me dije se Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovskin, do të garojeni listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës.

Mësohet se Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha.

Ndërkohë që mësohet se ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Sterjovski do të në listën e PS-së në Korçë, ku do duhet të garojë për të fituar një mandat në Parlamentin Shqiptar.

KERKESA PER KQZ

Kryetari i kësaj force politike i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i njofton edhe vendimin për t’u tërhequr dhe i kërkon çregjistrimin nga ky koalicion.

“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025″, thuhet ne dokument.

 

shkresa drejtuar kqz
Shkresa drejtuar KQZ per t’u çregjistruar nga koalicioni i Berishes

Shkresa drejtuar KQZ:

 Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.