Wed, Mar 12, 2025

Inter “fluturon” në çerekfinale, tani i pret Bayern Munich, Inzaghi: Do të jetë një sfidë e komplikuar

  • PublishedMarch 12, 2025

Inter “fluturon” në çerekfinale, tani i pret Bayern Munich, Inzaghi: Do të jetë një sfidë e komplikuar

Një Inter jo brilant, por fitues, me zikaltërit që “thyejnë” Feyenoord edhe në ndeshjen e kthimit, këtë herë me rezultatin 2-1 duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale aty ku do të përballen me Bayern Munich.

Pa Martinez, Bastoni e Dimarco, tre mungesa “big”, për të zgjidhur menjëherë hallet e Inter mendoi Thurman, me sulmuesin francez që realizoi një super gol që në minutën e 8-të, një aksion personal, një goditje perfekte brenda në zonë që u ndal në trekëndësh.

Pavarësisht golit të pësuar dhe humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, holandezët nuk u dorëzuan, por u përpoqën të riktheheshin në lojë teksa në minutën e 38-të fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Moder u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1.

Fraksioni i dytë nisi sërish me një penallti, këtë herë në favor të Inter, me Taremin që vodhi një faull brenda në zonë. Nga 11-metra distancë, Calhanoglu nuk fali duke rikthyer Inter në avantazh. Inzaghi uli menjëherë në stol regjisorin turk, me mendje në Serie A, duke hedhur në fushë Asllanin, por mesfushori kuqezi u ndëshkua me direkt me karton të verdhë, duke humbur sfidën e parë kundër Bayern Munich. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Inter që “fluturon” në fazën çerekfinale.

Simone Inzaghi në konferencë për shtyp nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij, ndërsa nuk nguroi as të sfidojë rivalin e tyre të radhës, Bayern Munich: “Jam shumë krenar për këtë kualifikim pasi e dëshironim shumë. Djemtë u treguan të shkëlqyer, meritojnë të gjithë komplimentet. Bayern Munich? Do të jetë një sfidë dyshe e komplikuar. Unë jam përballur me ta, si me Inter ashtu edhe me Lazio, janë një skuadër shumë solide, e sigurt që ne do ta luajmë deri në fund. Më vjen keq vetëm për skualifikimin e Asllanit dhe dëmtimin e Zielinskit”, u shpreh Inzaghi.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Ec Inter, tani është Bayern”, shkuan La Gazzetta në faqen e parë.

()


AlbaniaWeb.net