Wed, Mar 12, 2025

Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos vizitë zyrtare në Shqipëri! Nga takimi me kryeministrin Rama tek kreu i grupit të PD-së, Bardhi, zbardhet agjenda

  • PublishedMarch 12, 2025

Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos vizitë zyrtare në Shqipëri! Nga takimi me kryeministrin Rama tek kreu i grupit të PD-së, Bardhi, zbardhet agjenda

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 12-14 Mars.

Kryeministria lajmëron se ditën e nesërme (13 mars), ora 09:30, Marta Kos do të takohet me kryeministrin, Edi Rama.

Më pas, në orën 10.40, do të mbahet konferenca për mediat. Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.

Vizita e saj në Tiranë do të përmbyllet me takimin me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.