Wed, Mar 12, 2025

“Sulme të orkestruara ndaj njerëzve të drejtësisë”/ Gazetarja Lala zbulon çfarë përmbajë provat e reja për Veliajn: Janë paraqitur fatura dhe transaksione bankare

  • PublishedMarch 12, 2025

“Sulme të orkestruara ndaj njerëzve të drejtësisë”/ Gazetarja Lala zbulon çfarë përmbajë provat e reja për Veliajn: Janë paraqitur fatura dhe transaksione bankare

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme zhvillohet seanca për ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, mbi masën e sigurisë arrest me burg.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se në provat e reja të paraqitura dje nga prokurorët e posaçëm, “ne biseda me familjarët dhe persona të tjerë në paraburgim, Veliaj ka organizuar sulme të orkestruara ndaj njerëzve të drejtësisë”.

Për këtë arsye sipas tyre paraqet rrezikshmëri por ka dyshime të forta se mund të ndikojë dëshmitarët dhe të prishë provat.

Në vazhdën e provave të reja sipas burimeve brenda seancës, Lala shprehet se ‘janë paraqitur edhe kontrata fatura dhe transaksione bankare që lidhen kryesisht me kompanitë e kontralluara në mënyrë të tërthortë apo drejtpërdrejtë nga Ajola Xoxa’.

Sipas gazetares Lala “provat e paraqitura dje në seancë janë biseda të regjistruara në paraburgim mes Veliajt dhe familjarëve të tij”.

Avokatët kanë kundërshtuar provat e reja e paraqitura dje nga prokurorët e posaçëm.