‘Thashë do përfundoja në bagazh’/Kamera e fshehtë, Zebërvoki: Boom-i i saj shkoi dëm
Zebërvoki ishte i ftuar në “Pardon My French” aty ku ka folur për kamerën e fshehtë, që iu bë disa ditë më parë.
Situata u përshkallëzua në një debat të ashpër, duke e detyruar atë të nxjerrë armën. Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale dhe shkaktoi debate mbi etikën e kamerave të fshehta dhe reagimin e tij. Për të shpjeguar më mirë se si ndodhi kjo situatë, Zebërvoki u shpreh:
‘Ishte hera e parë që më bënin kamera të fshehtë e kësaj natyre, por në raste të tjera ka ndodhur në realitet. Eksperienca na bën të jemi vigjilentë, të përgatitur dhe profesionalë për atë që bëjmë.
Të them të drejtën kur pashë atë djalin me bluzen e Gjestit e nuhata që mund të jetë prank ose diçka e kësaj natyre, por pastaj kur tentuan të më marrin telefonin nga dora dhe më tërhoqën për tek makina, aty thashë të sigurohem se nuk dihej si do shkonte. Do përfundoja në ndonjë bagazh. Edhe normalisht, në bazë të rregullores, veprova duke mbrojtur veten time, jetën time me qëllimin kryesor për të neutralizuar sjelljen e agresorit.
Boom-i i kësaj kamere të fshehtë shkoi dëm, ajo vëmendja sepse të kishte qenë diçka e stisur, do e kisha përdorur në një moment të dytë kur të kisha gati ndonjë projekt për ta promovuar nëpër kinema, që të shërbente reklama dhe mua të më ndihmonte. Kurse kjo është një bujë e çuar dëm. Thjesht ndodhi dhe mbaroi aty. Nëse do ishte bërë para një projekti që unë do e prezantoja për kinema, atëherë po që do kishin të drejtë njerëzit të mendonin se kjo do ishte një gjë e stisur.