Wed, Mar 12, 2025

Universiteti “Luarasi” programe studimi me “London School of Economics”- Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Kjo është diplomë e dyfishtë! U jep studentëve mundësi të reja për të përmirësuar jetën e tyre

  • PublishedMarch 12, 2025

Universiteti “Luarasi” programe studimi me “London School of Economics”- Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Kjo është diplomë e dyfishtë! U jep studentëve mundësi të reja për të përmirësuar jetën e tyre

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka përshëndetur marrëveshjen e realizuar mes Universitetit “Luarasi” dhe “London School of Economics”.

Gent Sejko BSH-LSA

I pranishëm në aktivitetetin e Universitetit Luarasi, Givernatori Seko tha se marrëveshje të tilla janë shumë të domosdoshme  për t’u dhënë mundësi studentëve shqiptarë, që duke studiuar në Shqipëri të kenë mundësi të përfitojnë nga kurrikulat dhe eksperienca e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Sejkos, “Kjo është një vlerë dhe eksperiencë e shtuar, frytet e të cilës do t’i vjelin jo vetëm studentët, por e gjithë ekonomia dhe shoqëria shqiptare në të ardhëm. Universiteti i Londrës, nën drejtimin akademik të “London School of Economics”, pra të Shkollës Ekonomike të Londrës, përfaqëson një nga Universitetet më të mira dhe cilësore, si dhe një nder markat më të njohura në treguan e arsimit të lartë sot në botë”.

“Eksperienca dhe reputacioni arsimor në arenën ndërkombëtare, bashkuar me reputacionin dhe eksperiencën në rang kombëtar të Universitetit “Luarasi”, janë një garanci për suksesin e këtij programi bashkëpunimi në të ardhmen”- u shpreh Guvernatori Sejko.

Fjala e Guvernatorit te BSH, Gent Sejko

Gent Sejko: Është një kënaqësi e veçantë të jem sot në këtë aktivitet të rëndësishëm, jo vetëm për Universitetin Luarasi, por për të gjithë arsimin e lartë në vendin tonë. Marrëdhënie dhe marrëveshje të tilla janë të nevojshme dhe të domosdoshme për t’u dhënë mundësin studentëve shqiptarë që edhe duke studiuar në Shqipëri të përfitojnë nga kurrikula dhe eksperienca e institucioneve akademike të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është një vlerë dhe eksperiencë e shtuar, frytet e të cilës do t’i vjelin jo vetëm studentët, por e gjithë ekonomia dhe shoqëria shqiptare në të ardhëm. Universiteti i Londrës, nën drejtimin akademik të “London School of Economics”, pra të Shkollës Ekonomike të Londrës, përfaqëson një nga Universitetet më të mira dhe cilësore, si dhe një nder markat më të njohura në treguan e arsimit të lartë sot në botë.

Eksperienca dhe reputacioni arsimor në arenën ndërkombëtare, bashkuar me reputacionin dhe eksperiencën në rang kombëtar të Universitetit “Luarasi”, janë një garanci për suksesin e këtij programi bashkëpunimi në të ardhmen.

Ky është një moment dhe marrëveshje që mërin vëmendje, si nga studentët dhe familjet e tyre dhe nga akademia, biznesi dhe institucionet shtetërore. Kjo diplomë e dyfishtë e lëshuar nga të dy institucionet e arsimit të lartë, u jep studentëve mundësi të reja për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të kontribuuar në zhvillimin e një komuniteti profesional më të mirë në ditët e sotme.

Biznesi dhe institucionet do të përfitojnë nga punësimi i një grupi studentësh më të përgatitur dhe të ballafaquar me kurrikulat, me përvojat akademike të universiteteve shumë vjeçare siç është “London School of Economics”.

Vetë zgjedhja që Universiteti “Luarasi” ka bërë lidhur me programet konkrete të bashkëpunimit, tregon për një kujdes të veçantë nga ky Universitet, që ka për të ofruar programe studime të orientuara nga nevojat e tregut.

Është fat tashmë, që shkenca e të dhënave ka marrë një rëndësi të veçantë. Zhvillimet e biznesit, jeta dhe zgjedhjet  e konsumatorit, mënyra e punë she teknologjitë e aplikuara sot, gjenerojnë një sasi të jashtëzakonshëm të dhënash. Ato përbejnë një pasuri të vyer informacioni të vlefshëm, jo vetëm në aspektin e studimit akademik, por veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin dhe planifikimin e biznesit, ndërtimin e strategjive të suksesshme të marketingu të produkteve të ndryshme, ku përfshihen dhe ato financiare.

Analiza e mirë dhe profesionale e të dhënave, i mundëson biznesit dhe institucioneve shtetërore, të marrin vendime me baza të forta, të zgjidhin probleme komplekse dhe të përqendrohen në përmirësimin  e teknologjisë dhe inovacionit. Këto janë disa nga përfitimet që do sjellë brezi i ri i studentëve të Luarasit në jetën profesionale të vendit falë këtyre programeve të reja të studimit dhe zhvillimit.

Gjithashtu, programet në fushën e financës dhe biznesit, do të sjellin risi dhe do të nxisin inovacionin dhe efiçensën e tregut, veçanërisht atij financiar, mjaft të nevojshëm për ekonominë shqiptare. Kjo do të rrish stabilitetin makroekonomikë dhe financiar të vendit, të cilin Banka e Shqipërisë, kujdeset ta ruajë me fanatizëm.