Zgjedhjet e 11 majit/ Diskutimet për kandidatët, zbulohet lista e mbyllur e PD-së për Elbasanit! Një vend i rezervohet Partisë së Lirisë, lihet jashtë Dashnor Sula
Teksa po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike për listat për kandidatë si deputetë në zgjedhjet e 11 majit, është zbuluar lista e mbyllur për qarkun e Elbasanit.
Për qarkun e Elbasanit janë propozuar që këto 5 emra të futen në listën e sigurt, teksa një vend i është rezervuar Partisë së Lirisë:
- Tomor Alizoti
- Edmond Haxhinasto (PL)
- Klodjana Çapja
- Blendi Himci
- Aurel Bylykbashi
Vihet re se jashtë listës së mbyllur është lënë demokrati Dashnor Sula, i cili paraditen e sotme deklaroi se është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë, me pretendimin se është “spakist”.
“Të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situate!
Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.”, u shpreh Sula.