Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhen emrat e propozuar të PD për listë të sigurt për qarqet Kukës dhe Gjirokastër
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu, janë propozuar kandidatët për listë të sigurt për deputetë lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Në Qarkun Kukës, është propozuar që në listë të mbyllur për zgjedhjet e 11 majit të jetë drejtuesi politik Flamur Hoxha.
Ndërkohë, në qarkun Gjirokastër është propozuar deputeti Tritan Shehu për të qenë në listën e sigurt.