Thu, Mar 13, 2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 44 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij në Australi

  • PublishedMarch 13, 2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 44 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij në Australi

Një 44 vjeçar në Tiranë është arrestuar për llogari të drejtësisë australiane, pasi është i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga ka rënë shtetasi K.H., 44 vjeç, i cili do të ekstradohet në Australi.

Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar në Australi, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë, 44-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.