Thu, Mar 13, 2025

Kandidat për deputet i Vlorës në liste të hapur, Damian Gjiknuri debat me Ramën? Socialisti: Kryeministri guxon dhe eksperimenton

  • PublishedMarch 13, 2025

Kandidat për deputet i Vlorës në liste të hapur, Damian Gjiknuri debat me Ramën? Socialisti: Kryeministri guxon dhe eksperimenton

Socialisti Damian Gjiknuri, është lënë në listën e hapur për kandidatë për deputetë të PS në Vlorë lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Nga ambientet e jashtme të Kuvendit, Gjiknuri u pyet nga gazetarët nëse është e vërtetë se ai ka pasur debat me Edi Ramën, me pretendimin se ka dashur të jetë pjesë e listës së sigurtë.

Gjiknuri u përgjigj se Rama është një person që guxon dhe eksperimenton, e mendon që kjo formulë mund të jetë e suksesshme.

“Unë kam thënë që ky sistem është krijuar për të mbrojtur figura politike. Megjithatë, Edi Rama, kryetari i partisë, është një njeri që guxon, eksperimenton dhe mendoj që kjo formulë mund të jetë shumë e suksesshme, e pse jo, ne të arrijmë një rezultat më të mirë se sa herë të tjera.”, tha ai.

Damian Gjiknuri: Reforma zgjedhore parashikoi edhe listë të hapur edhe listë të mbyllur. Damian Gjiknuri ka 17 vjet në politikë. Të gjitha fushatat i ka fituar. Kështu që, të gjitha garat i kam bërë sikur kam qenë maxhoritar, pasi kam qenë drejtues politik me objektiva konkrete që gjithmonë i kam realizuar. Kështu që, rikthimi në Vlorë për mua është një mundësi e mirë. Është një qark që unë kam dhënë shumë, kam lidhje shumë të forta, dhe kam kenaqësi të rikthehem prap aty ku m’u ndërpre jeta politike për shkak të delegimit të funksioneve të mia në Elbasan, apo si sekretar i përgjithshëm. Kështu që, e mirëpres. I uroj suksese të gjithëve dhe të gjithë kandidatëve të PS.

Jeta është e bukur se ka varietete të ndryshme. Kështu ndodh e në politik. Në këtë pikëpamje, kombinimi i vlerave dhe i spektrit të caktuar njerëzor, qoftë nga kontributet apo dhe ata me pak kontribute, e bën një parti politike më të larmishme, më të shëndetshme, e besoj më demokratike.

Unë kam thënë që ky sistem është krijuar për të mbrojtur figura politike. Megjithatë, Edi Rama, kryetari i partisë, është një njeri që guxon, eksperimenton dhe mendoj që kjo formulë mund të jetë shumë e suksesshme, e pse jo, ne të arrijmë një rezultat më të mirë se sa herë të tjera.