Suhareka fiton ndaj Feronikelit 74, largohet nga vendi i parafundit
Suhareka ka arriti fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Kjo skuadër triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Eneid Kodra ishte ai që hapi serinë e golave, duke kaluar Suharekën në epërsi që në minutën e 15-të. Skuadra vendase e gjeti golin edhe në pjesën e dytë, kur Liridon Fetahaj shënoi në minutën e 59-të, duke i dhënë qetësi ekipit të tij.
Ndërkaq, golin e nderit për Feronikelin 74 e shënoi Lavdim Zumberi, për rezultatin përfundimtar 2:1.
Me këtë fitore, Suhareka është ngritur nga pozita e parafundit në vendin e tetë me 29 pikë, duke e rritur shpresën për mbijetesë. Llapi tashmë ka zbritur në pozitën e nëntë me 26 pikë, ndërsa Feronikeli 74 vazhdon ta mbajë vendin e fundit me 13 pikë.