Thu, Mar 13, 2025

VIDEO/ Dramë në euroderbi, Reali eliminon Atleticon me penallti në Champions

  • PublishedMarch 13, 2025

VIDEO/ Dramë në euroderbi, Reali eliminon Atleticon me penallti në Champions

Real Madrid siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League. Në kohën e rregullt Atletico Madrid fitoi 1-0, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë, pasi Mbappe me shokë kishin arritur sukses 2-1 në sfidën e parë.

Los Colchoneros realizuan pas 30 sekondash lojë me Gallagher, duke elektrizuar stadiumin. Të besuarit e Ancelottit u hodhën në sulm për të reaguar por përballë ishte një mbrojtje e hekurt, pothuajse e pakalueshme. Në minutën e 70-të, Los Blancos fituan penallti, por Vinicius katranosi gjithçka, duke çuar sferën në tribuna. Koha shtesë nuk prodhoi gol, teksa nga pika e bardhë e penalltive më i saktë u tregua Real Madridi.

Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, Aston Villa nuk hasi vështirësi në takimin e kthimit ndaj Brugge, teksa triumfoi 3-0. Pas suksesit 7-1 të Arsenalit në aktin e parë ndaj PSV, londinezët e patën thjesht formalitet kualifikimin, me sfidën në Londër që përfundoi 2-2.


AlbaniaWeb.net