Opta parashikon fituesin, Barça fiton Champions-in, Real pak shanse të përsërisë suksesin
Liga e Kampionëve është futur në fazën më të nxehtë të saj. 8 skuadra do të përplasen për një qëllim. Ai për të shkuar mbrëmjen e 31 Majit në finalen e madhe të Mynihut. Por pyetja që me të drejtë lind tashmë është: Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e UEFA Champions League 2024-25? Tashmë kanë mbetur vetëm 8 skuadra në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe për përcaktuar rruga drejt finales së madhe të Mynihut.
Me eleminimin e favorites Liverpool, në raundin e 1/8 Superkompjuteti i Opta-s ka bërë parashikimet, duke llogaritur shanset e secilës prej tetë skuadrave të mbetura në lojë për të triumfuar në këtë edicion të Champions League.
Pas eliminimit të Redsave, hierarkia e favoriteve për të ngritur lart trofeun me “veshë të mëdhenj” ka ndryshuar, pasi tashmë favoritja kryesore për të fituar turneun është Barcelona me 20.4%, e ndjekur nga PSG-ja me 19.3%. Arsenali me 16.8% dhe Interi me 16.4% janë skuadrat që pasojnë.
Ajo që bie në sy është % e shanseve të kampionëve në fuqi të Real Madrid, që sipas Optas do ta kenë thuajse të pamundur përsëritjen e suksesit të një sezoni më parë, teksa renditen vetëm në vendin e 5, me 13.6 % për ta fituar.

Superkompjuteri i Optas parashikon edhe mundësitë e skuadrave për të shkuar në gjysmëfinale. Barcelona dhe PSG janë superfavorite në përballjet respektive me Dortmund dhe Aston Vilën. Arsenali, të paktën në letër është favorit për të eliminuar Realin, ndërsa Interi ka më shumë shanse se Bayerni i Mynihut për të vazhduar më tej
Parashikimet e OPTA-s kanë ngjallur edhe debate të shumta në rrjetet sociale me tifozët që përgjithësisht nuk bien dakord me këto prognoza, teksa më së shumtia janë tifozët e Real Madrid dhe ata të Bayern të Mynihut, të cilët parashikojnë se skaudrat e tyre kanë të gjithë potencialin për të shkuar deri në fund të këtij kompeticioni.