Fri, Mar 14, 2025

Selena Gomez flet për foton e parë që bëri me partnerin, ç’ndodhi më pas?

  • PublishedMarch 14, 2025

Selena Gomez flet për foton e parë që bëri me partnerin, ç’ndodhi më pas?

Benny Blanco nuk do ta harrojë kurrë momentin kur bëri “fotografinë e tij të parë zyrtare” me të fejuarën e tij Selena Gomez – apo atë që ndodhi pasi u bë selfie.

Ata zbuluan foton speciale, teksa paralajmëruan këngën e tyre të re të përbashkët “Sunset Blvd”, e cila u publikua më 14 mars. Në foton bardh e zi, çifti shihet në një divan dhe Gomez është duke e përqafuar producentin e muzikës.

Blanco postoi në Instagram Stories historinë e ëmbël se si u bë fotografia.

“Ndjej sikur pikërisht ky moment do të mbetet përgjithmonë në memorien time… ne po luanim një lojë tavoline dhe në kartën që vizatuam shkruhej ‘bëni një selfie së bashku’ dhe më pas u shtrive në gjoksin tim… pasi bëmë foton ndjeva se zemra jote po rrihte aq fort sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të përkulesha dhe të puthja”, ka shkruar ai sipër fotos.

Dhe ai vazhdoi: “dhe unë mund t’ju them me besim se ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time… Unë të dua”.

Gomez ripostoi mesazhin e Blanco në Instagram Stories, duke shkruar thjesht: “Të dua”.