Tha se nuk iu realizua premtimi reagon klinika: Anisa insiston por s’ka nevojë
Anisa Veveli, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me trajtimin e saj shëndetësor, duke akuzuar klinikën A Medical Plus Solution se nuk ka mbajtur premtimin për ndërhyrjen kirurgjikale që i ishte premtuar. Ajo ka paralajmëruar se do të zbulojë detaje të një skandali të lidhur me këtë çështje në emisionin investigativ “Piranjat” këtë të premte.
Nga ana tjetër, kompania ka dhënë një reagim zyrtar përmes avokatit të saj, Korab Rexhepaj, i cili ka sqaruar se A Medical Plus Solution nuk ofron trajtime kirurgjikale, por merret me dërgimin e pacientëve për trajtime jashtë vendit. Ai ka shtuar se Anisa është dërguar në dy spitale të njohura në Stamboll, ku u diagnostikua se nuk kishte nevojë për operacion, por për terapi fizikale dhe rehabilitim.