Fri, Mar 14, 2025

U fut brenda “BBVA”! Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikolla Xhufkës

  • PublishedMarch 14, 2025

U fut brenda “BBVA”! Kërkesa e pazakontë që Valbona i bëri At Nikolla Xhufkës

Ditën e sotme, At Nikolla Xhufka hyri në shtëpi e “Big Brother VIP”, ku për banorët vijon sfida e mosreagimeve. Valbona, sa e pa, e theu rregullin. Ai i kërkoi At Nikollës të bekojë Laertin, me pretendimin se “banori nuk është në terezi”.

Biseda mes tyre:

At Nikolla Xhufka: Kam ardhur t’ju largoj energjitë e këqija.

Valbona: Laertin do shkosh të ma yshtësh, ta bekosh, se nuk është në terezi!

At Nikolla Xhufka: Po ty, do të të bekoj?

Valbona: Jo, nuk ka nevojë, se mua më ka bekuar Laerti

At Nikolla Xhufka: Po Laerti nuk është prift

Valbona: Po ka ca gjëra hyjnore

At Nikolla Xhufka: Nga i vijnë?

Valbona: Ti duhet ta dish mjaft mirë se nga i vijnë

At Nikolla Xhufka: I vijnë nga brenda

Valbona: Vetëm ti mund t’i japësh shpjegim! Laertin do ma këndosh pak?

At Nikolla Xhufka: Për këtë punë kam ardhur, për paqe për të gjithë