U la në listën e hapur të Tiranë, Tabaku: Mund të jetë strategji elektorale! Ndoshta PD mendon se unë jam shumë më e fortë kështu
Jorida Tabaku, foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo , lidhur me listat e PD për kandidatët deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.
Demokratja u la në listën e hapur të PD-së.
Lidhur me këtë, Tabaku tha se ndoshta PD ka menduar se ajo mund të jetë shumë herë më e fortë në listë të hapur dhe se në këtë mënyrë ajo mund të marrë më shumë vota, veçanërisht nga klasa e mesme.
Gjithashtu Tabaku tha se ka diskutuar edhe me kreun e PD-së, Sali Berisha, por jo për çështjen e listave të PD-së .
Tabaku ha se ka zhvilluar një diskutim të gjatë me Berishën për mënyrën se si ajo do të bëjë fushatë, si edhe për pozicionin e saj në PD.
“Kështu u gjykua, a u gjykua mirë a jo këtë pikë nuk e di”, tha Tabaku për vendimin që ajo të futet në listën e hapur të PD-së për qarkun Tiranë.
Endri Xhafo: Çfarë keni folur me Berishën?
Tabaku: Nuk kisha ndërmend të flisja fare për temën e listave. Ndodhi që Trump në Amerikë u qëllua me plumb në mes të fushatës dhe ai foli vetëm një herë për këtë gjë. Dhe unë dua që të dal nga ky debati i listave. Po kam pasur një diskutim të gjatë , për hapësirën time, për mënyrën se si do bëj fushate, për vendin tim në PD dhe u gjet kjo zgjedhje. Ndoshta PD mendon se unë jam shumë e fortë dhe unë në listën e hapur do tërheq shumë më shumë vota, për njerëzit e pavendosur. Ndoshta mund të jetë kjo një strategji elektorale…Kur u diskutua lista e Tiranës unë nuk kam folur asnjë fjalë edhe për arsyen e konfliktit të interesit që unë kisha. Për listat e qarqeve të tjera unë fola, por për Tiranën jo.