Sat, Mar 15, 2025

Jonathan Majors rrëfen traumat e fëmijërisë dhe synon rikthimin në kinema

  • PublishedMarch 15, 2025

Jonathan Majors rrëfen traumat e fëmijërisë dhe synon rikthimin në kinema

Aktori Jonathan Majors ka bërë një rrëfim tronditës, duke zbuluar se ishte viktimë e abuzimit seksual që në moshën 9-vjeçare nga burra dhe gra, pas largimit të të atit nga familja. Në një intervistë për DailyMail, ai tregoi se abuzimi erdhi nga persona që supozohej të kujdeseshin për të, ndërsa nëna e tij nuk ishte në dijeni.

Pas dënimit në dhjetor 2023 për sulm ndaj ish-të dashurës Grace Jabbari, Majors u detyrua të ndjekë një program për ndërhyrjen ndaj dhunës në familje, duke pranuar se terapia e ndihmoi të përballej me traumat e së kaluarës. Për shkak të problemeve ligjore, ai humbi apartamentin dhe shpenzoi kursimet brenda gjashtë muajve, megjithatë vazhdoi të paguajë mbështetjen për vajzën e tij 11-vjeçare.

Ndërkohë, karriera e tij mori një goditje të rëndë pas pushimit nga Marvel, që ai e përshkroi si një “thyerje zemre”. Por Majors po përpiqet të rikthehet në ekranin e madh me filmin e tij Magazine Dreams, i cili fillimisht u pezullua pas dënimit, por tani do të shfaqet më 21 mars 2025. Shpërndarësi Briarcliff Entertainment ka premtuar një lançim të fuqishëm, duke i dhënë Majors një tjetër mundësi për të ringritur karrierën e tij.