Kategoria e Parë/ Fiton Flamurtari, ia del edhe Besa
Java e 28 e Kategorisë së Parë ka konfirmuar formën që po kalojnë katër ekipet e para të renditjes, të cilat kanë arritur fitore ndaj kundërshtarëve përkatës për të vazhduar rrugëtimin e tyre
Vorës së vendit të parë i ka mjaftuar goli i Skënderit për të mundur në transfertë Kastriotin, duke ruajtur pozitën në renditje. Ndërkohë, Flamurtari është përgjigjur shpejt me një goleadë të mirëfilltë 4-0 ndaj Lushnjës po jashtë fushe, në një sukses të rëndësishëm për vlonjatët që kanë gjetur përsëri ritmin e tyre.
Më e komplikuar ishte fitorja për Besën, e cila vuajti shumë për të marrë tre pikët dhe iu desh një gol i Nonatos për të mposhtur liqenorët.
Ndërkaq, duhet theksuar edhe barazimi 1-1 mes Korabit dhe Kukësit, që nuk ndau dy skuadrat të cilat janë në betejë direkte për të shmangur rënien nga kategoria.
LUSHNJA 0-4 FLAMURTARI
APOLONIA 2-1 VALBONA
KORABI 1-1 KUKËSI
KASTRIOTI 0-1 VORA
BURRELI 1-0 ERZENI
POGRADECI 0-1 BESA