Mungon prej kohësh, Broja grumbullohet me Everton, trajneri merr vendimin
Pas një kohe të gjatë mungese për shkak dëmtimi, sulmuesi shqiptar, Armando Broja është rikthyer të jetë në dispozicion për Everton. Trajneri i këtyre të fundit, David Moyes ka vendosur që të grumbullojë lojtarin për këtë takim, me Brojën që e nis nga stoli.
Me interes të madh pritet të shihet nëse ylli kuqezi, do të aktivizohet apo jo, në pjesën e dytë. Kujtojmë që ai është ftuar nga Sylvinho, për ndeshjet e marsit, ndaj Anglisë e Andorrës, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
