Sat, Mar 15, 2025

“Ndaj Villareal me mungesa”, Ancelotti: Rival i komplikuar, Reali të luajë i fokusuar

  • PublishedMarch 15, 2025

“Ndaj Villareal me mungesa”, Ancelotti: Rival i komplikuar, Reali të luajë i fokusuar

Real Madrid do të përballet me Villareal, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Para takimit, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti tregoi këndvështrimin e tij.

“Sa i përket rekuperimeve, pak kohë ka kaluar. Ekipi i plotë ende nuk është i gjithi! Por do të jemi më mirë për këtë takim. Por është një aspekt që duhet ta marrim në konsideratë, ndërsa do të përballemi me një rival që gjithnjë ka qenë i komplikuar”.

“Takimi ndaj Atleticos në Champions- Për ne ndeshja ka përfunduar! Jemi të lumtur që gjendemi në çerekfinale! Për çdo gjë që ndodhi gjatë kësaj sfide, tani ne e kemi fokusin në takimin tjetër. 


AlbaniaWeb.net