Sun, Mar 16, 2025

Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve

  • PublishedMarch 15, 2025

Surprizë në BBV! Neda dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve

Prime-i i sotëm i Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë të veçantë për banorët! Opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u futën brenda shtëpisë si pjesë e sfidës së mosreagimit, duke testuar qëndrueshmërinë e banorëve në këtë provë të vështirë.

Edhe pse Arbri dhe Neda tentuan t’i provokonin me biseda dhe praninë e tyre, banorët qëndruan të palëkundur, duke i qëndruar besnikë rregullave të lojës. Edhe kur opinionistët u përpoqën t’i nxirrnin nga qetësia, sërish nuk morën asnjë reagim.

Moderatori Ledion Liço sqaroi situatën duke thënë:

“Banorë, siç e shihni sfida e mosreagimeve vijon ende. Neda dhe Arbri më janë larguar nga studioja sot. Banorë, me mua mund të reagoni. Vëllai i Madh më thotë se Neda dhe Arbri do të qëndrojnë aty ende.”

Në mes të gjithë kësaj heshtjeje, ka qenë Ola ajo që nuk i rezistoi dot dhe tha me bindje se opinionistët nuk ndodhen në shtëpi.

Sfida vazhdon, ndërsa publiku po pret me padurim të shohë se kush do të jetë i pari që do të “thyhet”!