Mon, Mar 17, 2025

Zgjidhet Kryepeshkopi i ri / President Begaj uron Hirësinë e Tij, Joan: Kisha Ortodokse Autoqefale do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit

  • PublishedMarch 16, 2025

Zgjidhet Kryepeshkopi i ri / President Begaj uron Hirësinë e Tij, Joan: Kisha Ortodokse Autoqefale do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin!

Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri.

Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta disa muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit.