Aktori i njohur kurorëzon dashurinë në një ceremoni sekrete
Aktori Justin Theroux, ish-bashkëshorti Jennifer Aniston, është martuar fshehurazi me aktoren Nicole Brydon Bloom, e cila është 23 vjet më e re se ai.
Sipas Daily Mail, çifti u pa duke kërcyer në një plazh në Meksikë, të shoqëruar edhe nga qeni i Justinit, Kumbari, të cilin aktori e shpëtoi pas uraganit Harvey në vitin 2017.
Theroux dhe Bloom u njohën në vitin 2023 gjatë një eventi të Netflix në klubin Zero Bond në Nju Jork dhe u panë për herë të parë publikisht së bashku verën e kaluar në një darkë romantike në restorantin Altro Paradiso në Soho.