FOTO/ “Arratiset Inter”, Atalanta bie në Bergamo, por Inzaghi qëndron me këmbë në tokë: Nuk ishte përcaktuese (VIDEO)
Në një sfidë ku luhej pa frikë një pjesë e titullit, Inter triumfon në Bergamo, “thyen” Atalantën 0-2 duke nxjerr praktikisht nga gara ekipin e Gjimshitit, plus 6-të, ndërsa rrëmbejnë të vetëm kreun e Serie A duke u shkëputur me 3 pikë në raport me Napolin.
Ekipi i Simone Inzaghit e nisi sfidën me marshin e 5-të ku pas vetëm 7 minutash lojë, Thuram goditi shtyllën pingule. Sigurisht, as Atalanta nuk qëndroi pasive, por rastet e krijuara ishin me pikatore.
Pas një ndërprerje të shkurtër, si pasojë e një shqetësimi që shfaqi një tifoz zikaltër në tribunë, fraksioni i dytë ishte “zjarr”, me Inter që gjeti golin e avantazh teksa Carlo-s Augusto i pa shqetësuar në zonë, me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Për të ndërlikuar akoma më shumë këtë sfidë për Atalantën mendoi Ederson i cili për protesta ndaj gjyqtarit të takimit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10-të lojtarë. Inter përfitoi nga epërsia numerike dhe në minutën e 87-të, Lautaro me një predhë të vërtetë brenda në zonë dyfishoi shifrat duke hipotekuar këtë sukses të ekipit zikaltër.
“Arratiset Inter”, ishte titulli kryesor në dy të përditshmet italiane, La Gazzetta dhe Corriere.
Ndryshe nga mediat, Simone Inzaghi qëndron me këmbë në tokë, nuk e mbyll garën për titull: “Nuk kemi bërë ende asgjë, por i bëj komplimente djemve, ishte një sfidë e rëndësishme, por jo përcaktuese”, u shpreh Inzaghi. Nuk e priti mirë këtë humbje Gasperini, me trajnerin e Atalantës që ia faturoi gjyqtarit të takimit, për atë karton të kuq të akorduar ndaj Ederson.
()