FOTO/ Përmbysje e “çmendur”, Barça “shtrin” Atletico-n, mediat spanjolle jehonë suksesit blaugrana (VIDEO)
6 të shënuar, një super sfidë ku në fund pa fitues Barcelonës. Ekipi i Hansi Flick del me fitore nga Madridi, “thyen” me përmbysje 4-2 Atletico-n duke mos lëshuar kreun e La Liga-s. Simone sheh makthe këtë javë, fillimisht doli nga Chamnpions, ndërsa tani sheh t’i ik nga duart një fitore e mundshme që mund të përforconte pozitat e tyre në garën për titull.
Barcelona e nisi sfidën me një rast të pastër të Yamal, me spanjollin që goditi shtyllën. Ekipi blaugrana ishte i pafat pasi edhe Lewandowski u ndal nga shtylla. Pikërisht në momentin më të mirë të Barçës, Atletico i ndëshkoi me një kundërsulm perfekt i finalizuar nga Alvarez. Vendasit kapën sërish mat Barcelonën, me një tjetër zbritje të shpejt në sulm në minutën e 70-të.
Pavarësisht dy golave të pësuar, ekipi i Flick nuk e humbi qetësinë, por dy minuta më vonë, Robert Lewandowski me një kontroll perfekt dhe me një finalizim plot klas ngushtoi shifrat në 2-1. Barça vijojë me fazën ofensive dhe në minutën e 78-të, Ferran Torres me një goditje të saktë me kokë barazoi shifrat në 2-2.
Në shtesë, në minutën e 92-të, në skenë doli Lamin Yamal, me talentin spanjoll që gjeti dhe një devijim me fat duke e dërguar topin në rrjetë. Festa ishte e madhe në radhët e Barçës, të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij goli.
Bluagranat nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 98-të, Ferran Torres realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçën duke u rikthyer në krye në La Liga-s në kuotën e 60 pikëve, po aq sa Real Madrid, por me një ndeshje më pak.
“Goditje e Barçës, apo Reagim prej lideri”, ishin disa nga titujt kryesor në të përditshmet spanjolle.