Mon, Mar 17, 2025

FOTOLAJM/ Duke u ushtruar dhe mirëpritur fansat në diskotekë, pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para tragjedisë në Maqedoni

  • PublishedMarch 17, 2025

FOTOLAJM/ Duke u ushtruar dhe mirëpritur fansat në diskotekë, pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para tragjedisë në Maqedoni

59 persona humbën jetën pas zjarrit që përfshiu një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut orët e para të mëngjesit të së dielës, 16 mars! Mes viktimave, ishin dhe disa prej anëtarëve të grupit të njohur hip-hop DNK dhe stafit të tyre, të cilët po performonin atë natë në lokalin e natës.

Viktimë mbeti këngëtari Andrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev, pianisti Filip Stevanovski dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov, i cili i shoqëronte në pothuajse të gjitha koncertet e tyre.

Gjithashtu, më vonë u konfirmua edhe humbja e Sara Projkovskës, e cila ishte një mbështetëse e grupit dhe punonte si profesoreshë. Një tjetër viktimë ishte edhe kitaristi Aleksandar Kolarov.

Andrej Gorgievski
Andrej Gorgievski

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, shprehu dhimbjen për humbjen e bashkëqytetarit të tij, Gjorgi Georgiev: “O fëmijë i bukur, të kërkuam në të gjitha spitalet, me shpresën se do të të gjenim… Por më pas morëm lajmin tragjik që nuk do të doja ta dëgjoja kurrë. Strumica ka humbur një muzikant të talentuar, një mik të dashur dhe një njeri me zemër të madhe. Muzika dhe kujtimi i tij do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”.

Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e DNK-së, u nënshtrua kurimit të plagëve të marra nga zjarri. Sipas dëshmive të pranishmëve, ai u pa për herë të fundit duke u kthyer në diskotekë për të shpëtuar të rinjtë që ndodheshin brenda, një akt heroik që fatkeqësisht i kushtoi jetën.

ndrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev DNK (2)

Vetëm pak çaste para tragjedisë, Filip Stevanovski dhe Gjorgi Georgiev postuan në rrjetet sociale momente nga performanca e tyre.

Ata shfaqeshin të lumtur, duke u argëtuar dhe duke ushtruar, ndërsa më vonë filmuan klubin e mbushur me të rinj, të cilët po shijonin muzikën e DNK-së, pa e ditur se do të ishte performanca e tyre e fundit.

ndrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev DNK (1)