Mon, Mar 17, 2025

Gjithçka gati! Sot në 20.00 nis “Tak Fak”, emisioni më i ri në News24 për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe denoncimin e korrupsionit

  • PublishedMarch 17, 2025

Gjithçka gati! Sot në 20.00 nis “Tak Fak”, emisioni më i ri në News24 për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe denoncimin e korrupsionit

Gjithçka është gati! Sot, e hënë 17 mars, në orën 20.00 në News24, televizionin më të ndjekur informativ në vend, ngre siparin programi më i ri “Tak Fak”.

Nga 17 marsi, çdo të hënë dhe të mërkurë,“”Tak Fak” vjen nën prezantimin e dy moderatorëve të njohur, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do të punojnë me një staf gazetarësh investigativë dhe do të jenë pranë jush për çdo problem që hasni e nuk gjeni zgjidhje.

Denoncime për korrupsionin e të gjitha hallkave të administratës në çdo skaj të Shqipërisë, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë, falsifikime dokumentesh, mungesë shërbimesh, prona të grabitura e çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët tashmë do të marrë rrugën e zgjidhjes “Tak Fak”, çdo të hënë dhe të mërkurë në News24.

“Tak Fak” është një show televiziv qe do të mbështetet në denoncimet e qytetareve, por i pasuruar me shumë rubrika të tjera që në fokus kanë politikën e ditës dhe shumë fenomene të tjera shoqërore.