Goditje e rëndë për Argjentinën, Messi humbet ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Goditje e madhe për kombëtaren e Argjentinës. Lionel Messi nuk do jetë gati për dy ndeshjet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
La Pulga, ndonëse realizoi me Inter Miami një supergol në fitoren 2-1 ndaj Atlanta United, ndjeu një problem muskulor dhe do mungojë ndaj Uruguait dhe Brazilit.
Sipas asaj që u konstatua nga TyC Sports, 37-vjeçari nga Rosario do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për t’u rikuperuar nga dëmtimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Lionel Scaloni.