Informacion nga jashtë?Egli Tako u tregon banorëve për memen që u bë për të në rrjet
Mesa duket, Egli Tako ka parë çdo gjë kur ishte jashtë shtëpisë së ‘BBVA’, edhe memet për të.
Një nga momentet që u bë virale ishte një foto ku ajo krahasohej me një kangur, për shkak të një pozicioni që kishte marrë gjatë një debati brenda shtëpisë. Tani që është rikthyer në BBVIP, Egli ka folur për këtë foto dhe me humor ka pranuar krahasimin:
“Aty kam ndejt kështu. Kam bërë ‘flex’. E kanë kapur fiks atë moment. Lot”.
Mesa duket ajo e ka marrë me sportivitet memen e bërë, por a nuk është ky një informacion nga jashtë?